Porosi & Dorëzim

A është transporti falas?

Po, transporti është falas në të gjithë Maqedoninë.
Për Kosovë dhe Shqipëri, kostoja e transportit është 15€.

Sa zgjat dorëzimi?

Për Maqedoninë, dorëzimi zgjat 24–48 orë.
Për Kosovë dhe Shqipëri, dorëzimi zgjat 7–10 ditë pune.

A ka garanci?

Po, furra vjen me 2 vite garanci.

A ofroni servis dhe pjesë rezervë?

Po, ofrojmë servis dhe pjesë rezervë për produktet tona.

Si mund të porosis?

Porosinë mund ta bëni direkt përmes faqes sonë hedraoven.mk ose përmes rrjeteve tona sociale.

Përdorimi

A është furra e lehtë për përdorim?

Po. Furra është shumë e lehtë për përdorim dhe me çdo pjekje rezultatet bëhen edhe më të mira. Mjafton pak praktikë për të përgatitur picën perfekte.

A nevojitet montim?

Montimi është shumë i thjeshtë. Furra vjen me tub dhe valvul të përfshirë — mjafton ta lidhni me bombolën e gazit dhe jeni gati për pjekje.

Me çfarë bombole gazi funksionon?

Hedra Oven funksionon me bombola gazi 5 kg dhe 10 kg.

Sa kohë nevojitet për ngrohje?

Furra arrin temperaturën e punës për rreth 15–20 minuta.

A është furra e përshtatshme për përdorim në ambiente të jashtme?

Po, Hedra Oven është projektuar për përdorim në tarracë, oborr, kamping dhe ambiente të tjera të jashtme.